Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Nën moton “Të gjithë kemi një rol”, nga sot deri më 2 nëntor, në vendin tonë mbahen Ditët e Arsimimit Mediatik, nën organizimin e Rrjetit për Arsimim Mediatik. Në këtë mënyrë, vendi ynë i bashkohet shënimit të Javës së tetë Globale të Edukimit për Median dhe Informacionin, të organizuar nga UNESCO.



