Sporti Arsenal, trajneri Mikel Arteta rinovon kontratën deri në vitin 2030 07 Tetor 2026, 15:08 Mikel Arteta do të qëndrojë në krye të Arsenalit deri në qershor të vitit 2030. Klubi londinez ka komunikuar sot zyrtarisht se është firmosur zgjatja e kontratës me trajnerin aktual. Spanjolli Arteta dhe pjesëtarët kyç të stafit të tij do të qëndrojnë kështu edhe për 4 vite të tjera. Në akordin mes palëve për rinovimin është parashikuar edhe një rritje e pagës aktuale të trajnerit. Drejtuesit e Arsenalit kanë besim të plotë te trajneri Arteta, i cili e riktheu këtë skuadër te titulli kampion në Premier League. Po ashtu, sezonin e kaluar “Topçinjtë” shkuan në finale të Ligës së Kampionëve. Nën drejtimin e Artetës Arsenali duket se ka hapur një cikël fitues. Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.